Osmani-Taravarit: Mos e përdor planin e OSBE-së për lojra elektorale

Shpërndaje

BUJAR OSMANI ka reaguar në lidhje me planim 9 pikësh të OSBE-së,përcjell ALBAZONE MEDIA.

REAGIMI I PLOTË:

Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës!
Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara.