Sela: Falem’nderit nga zemra. U konfirmua, populli është vula më e mirë!

Shpërndaje

Sela felenderon popullin që votuan për koalicionin “FRONTIN EUROPIAN”.

Postimi tij i plotë:

Falem’nderit nga
U konfirmua, populli është vula më e mirë!
Të dashur anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, të dashur anëtarë të të gjitha partive nga koalicioni Fronti Europian. Ju falem’nderit të gjithëve për mbështetjen tuaj madhështore, për rrugën tonë të drejtë, për angazhimin tuaj maksimal dhe legjitimimin e politikave dhe vendimeve tona.
Kemi thënë që në fillim, se gjithmonë do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do të punojmë për të ardhmen tuaj. Mbështetja juaj është edhe një dëshmi për pastërtinë e politikave tona.
Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë.
Sot, dua të falenderoj secilin prej jush që në mënyrë madhështore, dëshmuat se ju jeni këtu. Disa që kanë lajthitur e ndjehen me zemër Aleancë i ftoj të rikthehen sepse ne nuk kemi asgjë me ata, madje na ka marë malli për secilin anëtar të devotshëm dhe vërtetë dua ti takoj secilin prej tyre. Ju pres me secilin prej jush!
E ata që nuk e deshtën Aleancën për Shqiptarët, deshtën ta ribrendojnë, modifikojnë, ta kontrabandojnë e në fund ta zhdukin, i ftoj të heqin dorë, të distancohen nga ky emër i çmuar për ne dhe sinqerisht të deklarohen ashtu siç ndjehen dhe të ndërtojnë kasolle të reja ose të hyjnë në kasollet e të tjerëve.