Sela: U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët

Shpërndaje

featured
Sela: U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët
2 Prill 2024, 15:21
+

SHPËRNDAJE
Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Syri TV, tha se mbijetesa e tij politike nuk varet nga ndonjë subjekt tjetër politik.

“Nuk do të lejojmë ne varrosjen e Aleancës për Shqiptarët. Ne jemi këmbëngulës, vendosësh, nuk kemi hyrë kurrë në hesape të huaja, nuk është pjesë e makinacioneve që bëhen për të orintuar vendin në influenca nga lindja”, tha Sela, duke komentuar përplasjet brenda kësaj partie.

Lidhur me raportet me Arben Taravarin, Sela tha se kur i kemi hyrë kësaj rruge kemi pasur si synim të mbrojmë popullin që na voton. Ai tha se pritet që brenda javës Gjykata të shprehet lidhur me çdo pretendim, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend t’i zgjasë më dorën Taravarit.

“U synua varrosja politike e Aleancës për Shqiptarët. Unë s’mund të rri duakryq dhe të shoh se si duan të varrosin këtë subjekt politik”, tha Sela.

Lidhur me koalicionin me Ali Ahmetin, Sela tha se i qëndron plotësisht qëndrimeve të tij të mëparshme, përfshi këtu edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se e ka kundërshtuar që në fillim.

“Ne bëhemi pjesë e koalicionit me programin dhe platformën tonë politike”, shtoi Sela.

Zgjedhjet në Maqedoni, Ziadin Sela: Shqiptarët në dy blloqe partiake, rrisin numrin e votave

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe situata politike mes shqiptarëve atje, u diskutuar në intervistën e Ziadin Selës. Ai tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me ish-bashkëpunëtorin, Arben Taravari, i cili ka shpallur dhe kandidaturën për president.

Sipas Selës, kandidimi i partive shqiptare në dy blloqet politike në Maqedoni, shton votat e shqiptarëve, duke ulur numrin e deputetëve maqedonas.

‘Ne jemi në fronte të kushdërshtarëve politikë.

Kur fola për segmentin që Arben Taravari ka vepruar nën diktat dhe nën urdhrat e dikujt, e gjithë këto zhvillime politike do të thotë se, çdo e keqe e ka një të mirë dhe çdo e mirë e ka një të keqe.

Shqiptarët po garojnë në dy blloqe politike dhe kjo normalisht do të maksimalizojë votën e shqiptarëve, si numër total, pa marrë parasysh a janë pjesë e frontit të Bllokut Europian apo bllokut ‘Vlera’.

Rritja e numrit të votave të shqiptarëve, shkon për llogari të shkurtit të numri të deputetëve maqedonas dhe konkretisht të VMRO-DPMNE-së nga ky i merr urdhrat edhe për të shpallur kandidaturën në mënyrë që të krijohet një diferencë e madhe mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja është shprehur qartazi se nuk do të përkrahë ndryshimet kushtetuese që do të karaterizojnë zgjedhjet pas.

Taravari ka thënë shumë gjëra, është zotuar për shumë gjëra edhe përpara meje. Njerëzit të cilët nuk u qëndrojnë zotimeve, që nuk gënjejnë nuk duhen marrë seriozë.

Gjithsecili në jetë nëse tradhtohet nga dikush, nuk i beson më.

“Me Ahmetin nuk kam pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme që të vlerësoj nëse ndihem i tradhtuar apo jo”, thotë Sela ndër të tjera.