Starlink mbërrin në Shqipëri

Shpërndaje

Sateliti Starlink i cili ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët ka mbërritur në Shqipëri.Kështu ka njoftuar pronari i kompanisë “SpaceX”, miliarderi amerikan, Elon Musk, në rrjetin social X.Starlink është një sistem interneti i bazuar në satelit që “SpaceX” e ka ndërtuar prej vitesh për të sjellë qasje në internet në zonat e pashërbyera të botës.

Ajo e tregton veten si “të përshtatshme në mënyrë ideale” për zonat ku shërbimi i internetit nuk është i besueshëm ose i padisponueshëm.Ai është një rrjet me mbi 2,000 satelitë në orbitën e Tokës, bashkë me mijëra terminale në terrenet e planetit.