VMRO-DPMNE dhe VLEN shumë pranë marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re!
Menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisijan Mickoski paralajmëroi se ka telefonuar Arben Taravarin nga VLEN pë t’i uruar për rezultatin në zgjedhjet dhe për formimin e Qeverisë së re.
Informacionet e fundit të cilët po qarkullojnë janë se mes të dy subjekteve tani më ekziston një marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe se gjithçka do të zyrtarizohet që pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.
Kandidati i VLEN-it për president Arben Taravari ju përgjigj edhe ftesës së Mickosit, duke thënë se “i vjen mirë që Mickoski e kuptuar se ku qëndron pesha e votës shqiptare”.
Taravari në asnjë moment nuk e ka refuzuar ftesën e Mickosit për të formuar qeverinë e ardhshme, madje ai ka thënë se qëllimi i tyre në këtë qeveri do të jetë luftimi i korrupsionit dhe promovimin i vlerave evropiane.
Ndryshe një ditë më parë, Mickoski e uroi Taravarin për zgjdhjet Presidenciale.
Lajmi: Mickoski telefonon Taravarin: I urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme