Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Bujar Osmani: Dilni dhe votoni, vendosni për izolimin ose integrimin

Shpërndaje

Kandidat për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka votuar në shkollën fillore Adem Jashari, në komunën e Çairit në Shkup.

Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre.

Gjithashu, ai shprehet se zgjedhjet janë vendimtare, sepse shteti është në udhëkryq.

“Qytetarët vendosin për izolimin ose integrimin. Besoj në fitore të Frontit për Evropën”, tha ai.