Zjarr i madh, digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës

Shpërndaje

Është djegur një fabrikë ne fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Pamjet e publikuara nga mediumi lokal Llapi.info tregojnë zjarrin e madh që e ka përpirë objektin.

Zjarri në një fabrikë në Podujevë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që e ka përfshirë sot një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë.”