Çastet e fundit të jetës, Alma Arrazi me tre fëmijët duke iu drejtuar lumit Buna (Video)

Shpërndaje

Ora shënon 20:21 minuta të mbrëmjes së të premtes së javës së shkuar. Alma Arrazi ecën dorë për dore me tre fëmijët e saj, në atë që mund të konsiderohet udhëtimi i fundit në këtë botë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 39-vjeçarja ndahet me kunatën e saj pasi kishte konsumuar kafe dhe shkon drejt urës së Bunës ku me gjasë është hedhur prej andej bashkë me tre vogëlushët krejt të pafajshëm.

Pak minuta më herët, ajo ndahet nga kunata në vendin e quajtur parkingu i biçikletave.