MaqedoniTop Lajme

Fronti Europian nuk përkrah asnjë kandidat për president: Qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre

Shpërndaje

Fronti Europian nuk do të përkrah asnjë kandidat për president pasi siç tha, nuk janë pjesë e garës presidenciale për raundin e dytë dhe për këtë, e lanë në dorë të qytetarëve se si duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton TV21.

Tutje thanë se, zgjedhjet e 8 majit ishin fer dhe demokratike dhe shtuan se fitorja prej 40 mijë votave diferencë do të thellohet edhe më shumë në zgjedhjet e parlamentare.

“Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është në vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha Fronti Europian.