Mickoski: Nuk do të habitem nëse kemi 61 deputetë

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka dekalruar se në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të habitet nëse do të kenë 61 deputetë.

“Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë, Gordana Siljanoska Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë, ndërsa koalicioni “Maqedonia jote” dhe OBRM-PDUKM-ja do të kenë 61 deputetë”, deklaroi Mickoski para Kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit”.

Sipas tij, suksesi para së gjithash, është ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe deklaroi se pret një numër të madh të votuesve edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mirënjohje për qytetarët maqedonas. Falënderoj të gjithë ata që votuan për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska Davkova dhe paraprakisht falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët ndjej se do të dalin masivisht në zgjedhjet e së mërkurës dhe masivisht do të votojnë për presidenten e ardhshme dhe për koalicionin “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja”, shtoi Mickoski.