ArgëtimRajoni

Ndodh për herë të parë, martohen dy gra në Tiranë (Video)

Shpërndaje

Në Tiranë për herë të parë, dy gra kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ngjarja ndodhi në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie. Të dyja janë shfaqur me fustan të bardhë.

Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara. Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë. Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse, mbrëmjen e së dielës./shqiptarja