Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ai e quajti atë një proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Me këtë rast, kryeministri Kurti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.

Postimi nga KURTI:

Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri.
Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!