RajoniTop Lajme

Shqipëri, mbahet tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës

Shpërndaje

Foto: Olsi Shehu/AA
Në Shqipëri është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve, raporton Anadolu.

Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Gjatë tubimit dhe marshimit janë dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe është bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës” dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”.

Pas tubimit u organizua edhe marshim përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Edhe më parë në Shqipëri janë organizuar disa tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve.