Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin
Turqia do ndalojë të gjitha eksportet dhe importet nga Izraeli, raporton Bloomberg duke iu referuar dy burimeve që kanë njohuri për këtë çështje.
Megjithatë Bloomberg nuk ka publikuar ansjë njoftim zyrtar deri më tani që të provojë deklaratën e dy burimeve.
Sipas Shërbimit Statistikor Turk, tregtia midis Izraelit dhe Turqisë ishte 6.8 miliardë dollarë në vitin 2023.
Të enjten, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, shkroi në aplikacionin “X” “një diktator si (Erdogan) vepron në mënyrë që shkel interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”, duke shtuar se “Izraeli ka një ekonomi të fortë. Ne fitojmë dhe ata humbin”.
Muajin e kaluar, Turqia njoftoi se do të kufizonte eksportet në Izrael, duke pretenduar se Tel Avivi refuzoi ta lejonte të dërgonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Ministria turke e Tregtisë njoftoi në atë kohë se do të vendoste kufizime në eksportin e 54 produkteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Lista përfshinte dhjetëra produkte, duke përfshirë: hekur, makineri ndërtimi, xham, mermer, makineri për përpunimin e metaleve, plehra kimike, ngjitës, çimento dhe alumin.
Dje Ankaraja njoftoi se do të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut dhe do të mbështesë padinë e ngritur kundër Izraelit në Hagë.