Osmani e takon në Zvicër këshilltarin kryesor të Biden, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një “takim të rëndësishëm” në Zvicër Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë” shkroi Osmani në Facebook ku ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi.

Në Zvicër, Osmani shkoi për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.