Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Borrelli

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës në Bruksel për dialog, të cilin BE-ja e ka paralajmëruar këtë javë.

Kurti tha se nesër do të niset për në Bruksel dhe se do të insistojnë për lirimin e tre policëve të kidnapuar

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Nga ana tjetër i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një intervistë është shprehur se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk pritet të ndodhë këtë javë.

“Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Escobar.