Situata e rrugëve nga bora, ARRSH: Asnjë aks i bllokuar, ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me situatën e rrugëve në vendin tonë.

Raportohet se gjatë natës ka patur reshje bore në disa zona megjithatë në rajonin jugor qarkullimi vijon normalisht, pa problem. Ndërkaq sipas ARRSH në rajonin qendror dhe atë verior për shkak të reshjeve dhe ngricave rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

ARRSH i bën apel shoferëve që të levizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

NJOFTIMI

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore ❄️
🚜Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës 🚧
👉Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht🚘
👉 Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🌨
👉Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🗻
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.