Isak Lazami: Të rinjtë të marrin pjesë masovikisht në Thirrjen Publike për çmime për të Rinjtë e Talentuar në vitin 2023!

Shpërndaje

Agjencia për Rini dhe Sport fton të gjithë të rinjtë të marrin pjesë masovikisht në Thirrjen Publike për çmime për të Rinjtë e Talentuar në vitin 2023.

“Agjencia për Rini dhe Sport publikon Thirrjen Publike për të ndarë çmime për të Rinjtë e Talentuar në vitin 2023. Ky program synon të shpërblejë individët e rinj që kanë treguar talent dhe sukses në garat ndërkombëtare”, ka bërë të ditur zëvendës drejtori Isak Lazami.

Njoftimi i plotë:

Ftojmë të gjithë të rinjtë të marrin pjesë masovikisht në Thirrjen Publike për çmime për të Rinjtë e Talentuar në vitin 2023!
Agjencia për Rini dhe Sport publikon Thirrjen Publike për të ndarë çmime për të Rinjtë e Talentuar në vitin 2023. Ky program synon të shpërblejë individët e rinj që kanë treguar talent dhe sukses në garat ndërkombëtare.
Si të merrni pjesë?
*Lexoni kujdesshëm kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike.
*Të jeni në moshën 15-29 vjeç.
*Përgatisni dokumentacionin e nevojshëm dhe sigurohuni për dërgimin e tyre në adresën e saktë
Ndërkaq, ne do të angazhohemi të shpërblejmë talentin tuaj të jashtëzakonshëm në shumë fusha të interesit.
********
Bazuar në programin e punës për vitin 2023 të Agjencisë për Rini dhe Sport, Sektori i Rinisë, si dhe në Rregulloren për procedurën dhe kriteret për ndarjen e çmimeve për të rinjtë e talentuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e vendosur nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, me numër 01-1612/1 me datë 03.08.2018, Rregullorja për ndryshimin e Rregullores për procedurën dhe kriteret për ndarjen e çmimeve për të rinjtë e talentuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me numër 12-211/122 me datë 15.08.2019, dhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për procedurën dhe kriteret për ndarjen e çmimeve për të rinjtë e talentuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me numër 12-511/1 me datë 25.02.2021, publikohet:
THIRRJE PUBLIKE
Agjencia për Rini dhe Sport publikon Thirrjen Publike për ndarjen e çmimeve për të Rinjtë e Talentuar për vitin 2023.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë:
Individë të rinj që janë pjesë e skuadrës që do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare pas përfundimit të garave zgjedhore, të cilët janë pjesëmarrës në garat nacionale të organizuara nga Shoqatat e Licencuara të Mësuesve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke dorëzuar dokumentacionin vijues:
Dokument identifikimi personal;
Raport nga gara nacionale e mbajtur;
Raport nga gara zgjedhore e mbajtur dhe renditja e nxënësve për pjesëmarrje në garë ndërkombëtare;
Kopje e vendimit për akreditimin e Shoqatës së Mësuesve për organizimin e garave nacionale, të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Individë të rinj që kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në garat ndërkombëtare të organizuara, duke dorëzuar dokumentacionin vijues:
Dokument identifikimi personal;
Diplomë/raport për vendin e fituar të parë, të dytë ose të tretë;
Certifikatë studenti/nxënësi i rregullt;
Certifikatë (pagesë e tarifës) për pjesëmarrje në garë ndërkombëtare;
Certifikatë shtetësie;
Individët e rinj që plotësojnë kriteret do të shpërblehen me një shpërblim monetar të një herëshëm, në vlerën e dy pagave neto mesatare të paguara për punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy muajt e fundit para ndarjes së çmimit (mesatarja zyrtare e publikuar nga Instituti Shtetëror i Statistikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut).
Agjencia për Rini dhe Sport inkurajon të gjithë të rinjtë, në moshën 15 deri në 29 vjeç, që plotësojnë kriteret dhe kanë fituar një çmim gjatë vitit 2023, që të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm te:
Agjencia për Rini dhe Sport, Sektori i Rinisë
Rruga Maqedonia 38, 1000 Shkup (Palata “Panko Brashnarov”)
Me shënjestër “Të Rinj të Talentuar”
Ose personalisht, te Arkivi i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Për informacione të tjera, të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e-mail: gordana@ams.gov.mk, çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në ora 16:30, ose në zyrat e Agjencisë për Rini dhe Sport, Sektori i Rinisë.
Thirrja publike do të zgjasë deri në përdorimin e fondeve të parashikuara për këtë qëllim për vitin 2023.
Dokumentacioni për identifikimin personal do të shkatërrohet sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
NJOFTIM:
Në Thirrjen Publike nuk kanë të drejtë të aplikojnë individë të rinj që kanë arritur rezultate në garat ndërkombëtare dhe nacionale në fushën e sportit.
Shënim: Përdoruesit e çmimeve për të rinjtë e talentuar mund të shpërblehen vetëm për një pjesëmarrje në garën ndërkombëtare pas gares zgjedhore në një fushë, gjithashtu përdoruesit e çmimeve për të rinjtë e talentuar mund të shpërblehen vetëm për vendin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar në garat ndërkombëtare në një fushë vetëm një herë, me kusht që në garën ndërkombëtare të kenë marrë pjesë të paktën 10 vende.