Pas mesnate shtrenjtohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni

Shpërndaje

Çmimi i benzinave do të rritet për 1 denarë pas mesnatës. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, një litër BS-95 do të shitet për 84 denarë, ndërsa një litër BS-98 për 86 denarë.

Çmimi i naftës do të shtrenjtohet për gjysmë denari, konkretisht një litër naftë do të shitet për 77 denarë.

Edhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari, një litër do të kushtojë 77,5 denarë.