Puthja e Macron me ministren në Lojërat Olimpike po ‘çmend’ rrjetin
Interneti po gumëzhin nga fotot e sikletshme që tregojnë presidentin francez Emmanuel Macron duke ndarë një moment me ministren e tij të sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024. Madje disa e krahasojnë si puthje mes dy personave të dashuruar.
Fotoja tregon Macron, duke kapur krahun e Amélie Oudéa-Castéra, 46 vjeçe, një ish-teniste profesioniste që është ministre e sporteve e vendit. Oudéa-Castéra shtrëngon bicepin e Macron me njërën dorë, tjetrën e vendos rreth qafës së tij.
Mënyra sesi është kapur fotografia përkeqëson pozicionin e kryeministrit Gabriel Attal, i cili duket se po e shmang vështrimin.
“Gabriel Attal, ai do të shikojë diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë!”- shkroi një përdorues.
“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për një president dhe një ministër,”- shkruan dikush tjetër.
Fotoja u soll në vëmendjen e njerëzve nga revista franceze Madame Figaro, e cila e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudéa-Castéra kishte një prirje për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.