Vrasja e vëllezërve Bytyqi, Kurti: Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ky reagim i tij erdhi në platformën X derisa në profilin e tij e ka shpërndarë një postim të zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtëtit, Matthew Miller, i cili ka kërkuar që Serbia të përfundojë hetimin e rastit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi në Serbi në vitin 1999.

“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës”.

“Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura”.

“Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka thënë Kurti.