I riu nga Pogradeci krijon robotin që flet 9 gjuhë të huaja dhe lexon mimikat e njerëzve

Shpërndaje

Firdeus Dikellari, 19-vjeçari nga Pogradeci ka krijuar robotin që flet 9 gjuhë të huaja.

Roboti quhet Dardan dhe përpos 9 gjuhëve të huaja, do të flasë edhe shqip.

Firdeus Dikellari është i apasionuar pas teknologjisë dhe sipas tij kjo arritje nuk ishte e lehtë.

Ai tha se përveç gjuhëve të huaja roboti mund të njohë edhe mimikat e njerëzve.

19-vjeçari theksoi se kjo shpikje erdhi për të ndihmuar fëmijët që kanë probleme me komunikimin.Gjithashtu, shtoi se po punon për zbulime të reja në fushën e teknologjisë.