Maqedoni

Kasami flet për parkingje në kate, por së pari thotë se do të zgjidhen çështjet e ujit dhe kanalizimit

Shpërndaje

Kryetari i Tetovës sot foli për ndërtimin e një garazhi në kate mbrapa lokacionit të quajtur Tivoli. Ai tha se kur ka ardhur në krye të komunës ka gjetur një projekt të një parkimi me dy kate, por e ka ndërprerë, sepse siç shtoi, ka pasur elemente korruptive dhe pakënaqësi nga banorët.

Megjithatë parkingjet sipas Kasamit do të ndërtohen pasi të zgjidhen problemit me ujin, kanalizimin dhe shkollat.

Çështja e parkingjeve në kate ka qenë një ndër premtimet kryesore të Kasamit. Ai sot lëshoi në përdorim disa vend parkime që kanë qenë më parë garazhe të ndërtesave, ndërsa i tha se parkingje të tilla do të lëshohen edhe gjatë javëve në vazhdim.