Aliti: Funksionarët Qeveritarë nga Likova pësojnë fiasko në mëhalla të veta

Shpërndaje

Nga Lulzim Aliti

Fiasko e pësuar nga funksionarët qeveritarë në Komunën e Likovës dhe në muhallat e tyre humbja që i përcolli vallë a do reflektojnë me dorëheqje të paktën nga inati nëse jo nga morali?

Likovë- Sadullah Duraku-Nënkryetar i Bdi-së dhe Ministër

Orizare- Sekretar Shtetror -Jahi Jahiu

Opajë- Arbrër Ademi -Ministër

Sllupçan – Deputeti-Rexhaili

Opajë – Orhan Ibrahimi nënkryetar i Pdsh-së

Kjo fiasko duhet të shoqërohet edhe me dorëheqje nga postet qeveritare pasi që të njejtit nuk kanë legjitimitetin e nevojshëm të jenë as kryetarë të këshilleve vendore e jo të ngjiten lart në hirearki!!!
Që ta kemi më të qartë situatën

OPAJË Arbër Ademi ministër dhe Orhan Ibrahimi Nënkryetar i Pdsh-së janë të barabart me 135 vota në fshatin e tyre kundrejt 230 të opozitës

LIKOVË Sadulla Duraku Ministër i Ekologjisë dhe Erkan Arifi Kryetar i komunes së Likovës të barabart me 231 vota kundrejt opozitës Ash dhe Levizja Besa 294

SLLUPÇAN Rexhail Ismaili deputet i kuvendit të RVM-së trupi votues i tijë nga fshati ku është lindur e rritur është 158 vota kundrejt opozitës që kishte 455

ORIZARE – Jahi Jahiu Sekretar Shtetëror në fshatin e tijë mori vetëm 154 vota kundrejt opozitës që morri 303 vota

Ju nuk përfaqësoni popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut mesazhin populli ua dërgoi tani presim ti thirrni mendjes!!!