Atentati me një viktimë në Tiranë, 28-vjeçari djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda
Pak pas mesnate, kryeqyteti u trondit nga një atentat mafioz në zonën e Xhamllikut, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klajdi Prendi. Mësohet se se viktima është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class dhe në momentin kur u qëllua ka qenë duke hipur në makinë.
I riu u ekzekutua me armë me silenciator. 28-vjeçari Klajdi Prendi, është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda më pas Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi.
Ai dha dorëheqjen në vitin 2020, për të punuar në sektorin privat
Fran Prendi, ka qenë gjyqtari i seancës paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”, po ashtu ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizin.
Gjithashtu, Prendi ka dënuar në shkallë të parë grupin e Emiljano Shullazit.
Tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Klajdi Prendit? Ja roli që ka pasur secili
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj Klajdi Prendit, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, ku njëri ka qenë shofer dhe dy të tjerë kanë pasur rolin e ekzekutorit.
Ndërkohë mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.
Policia në informacionin zyrtar paraprak sqaron se Prendi, rreth 30 vjeç u qëllua me armë zjarri. I riu u transportua për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërkohë rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Pak pas mesnate (19 nëntor) autorë ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri me silenciator në drejtim të të riut, Klajdi Prendi.
Mësohet se 30-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur i riu është futur në automjetin e tij G-Class.
Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt tij është qëlluar me 5 plumba.
30-vjeçari Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 30-vjeçarit.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.