Kurti: Në kohë rekord u sanua në masë të madhe dëmi në Ibër Lepenc, çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në kohë rekord kanë sanuar në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.
Kurti gjithashtu ka pohuar se çfarëdo sfide tejkalohet së bashku.
Postimi i plotë:
Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.
I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore.
Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.