Kurti uron Shkurte Fejzën për ditëlindjen e saj
Kryeministri Kurti përmes një video postim në rrjetin social faceboook ka uruar Shkurte Fejzën për ditëlindjen e saj.
Postimi i plotë:
Dje, e madhja e popullit shqiptar, Shkurte Fejza mbushi 63 vjet. Para pak kohësh, bashkë në një organizim madhështor ia shënuam 50-vjetorin e karrierës. Sot ishim në Suharekë dhe e vizituam Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ndër investimet më të mëdha të qeverisë në infrastrukturën kulturore të vendit.
Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare. Pasuria kulturore e Kosovës është me vlerë për çdo gjeneratë në Kosovë dhe sidomos kënga jonë vendore është po aq me peshë për njohjen e Kosovës jashtë vendit në botë.
I urova shëndet e jetë të gjatë, me dëshirën që përveç Prishtinës e qyteteve tjera, tash e tutje ta dëgjojmë duke interpretuar edhe në skenën e bukur të shtëpisë së kulturës në Suharekë.