Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
Një pjesë e administratës së komunës së Tetovës sot kanë qëndruar te presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Bilall Kasami ka shkruar në facebook:
Një Copëz Arti nga Tetova në Tiranë!
Sot, bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn, dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale të Tekstilit, Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale hapëm ekspozitën “Një Copëz Arti” në zemrën e Tiranës.
Kjo ekspozitë, që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Falënderime për mbështetjen e të gjithëve që promovojnë talentin dhe ëndrrat e rinisë sonë!