RajoniTop Lajme

Çka ndodh nëse Kurti e refuzon edhe thirrjen e Gjykatës?

Shpërndaje

Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për të paraqitur veten në zyrat e PSRK-së, duke e quajtur këtë veprim një sfidë për drejtësinë dhe një shkelje të Kodit të Etikës.Smakiqi për GazetaBlic theksoi se ky refuzim po dërgon një mesazh të gabuar, duke kontribuar në rritjen e krimit në Kosovë.

“Dëshmitari Albin Kurti nuk mund të fshihet pafundësisht pas karriges së Kryeministrit, duke sfiduar drejtësinë e Republikës së Kosovës.Ky veprim është në kundërshtim me Kodin e Etikës dhe është një shembull i keq për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, kur një dëshmitar në detyrën e Kryeministrit refuzon të paraqitet në zyrat e PSRK-së”, thotë ai.“Ky refuzim për të respektuar ftesat e PSRK-së nga Albin Kurti, si shtetas i Republikës së Kosovës, dërgon një mesazh te çdo shkelës dhe i kontribuon rritjes së krimit në Kosovë”, shton Smakiqi.Ai theksoi se, sipas Kodit të Procedurës Penale, pas refuzimit të dëshmitarit, Albin Kurti duhet të sillet me forcë dhe të përgjigjet për korrupsionin qeveritar.

“Dëshmitari Albin Kurti nuk mund të fshihet pafundësisht pas karriges së Kryeministrit, duke sfiduar drejtësinë e Republikës së Kosovës.Ky veprim është në kundërshtim me Kodin e Etikës dhe është një shembull i keq për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, kur një dëshmitar në detyrën e Kryeministrit refuzon të paraqitet në zyrat e PSRK-së. Ky refuzim për të respektuar ftesat e PSRK-së nga Albin Kurti, si shtetas i Republikës së Kosovës, dërgon një mesazh te çdo shkelës dhe i kontribuon rritjes së krimit në Kosovë”, thotë ai.“Në aspektin procedurial ligjor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është e qartë se, pas refuzimit publik të dëshmitarit, në këtë rast Albin Kurti, jo vetëm që duhet të dëshmojë, por gjithashtu ai ka kërcënuar prokurorët duke i kërkuar që ata të shkojnë në zyrën e tij. Ky veprim nuk lejon që sundimi i ligjit të sfidohet nga askush, as nga një person që mban një funksion të lartë politik”.

Avokati shtoi se është shqetësuese që një dëshmitar po përdor pozitat e tij për të sfiduar sundimin e ligjit.“Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (neni 132) kanë përcaktuar hapat që Prokurori i Shtetit dhe Gjykata duhet të ndjekin. Pas gjobës prej 250€, lëshohet urdhër-arresti dhe dëshmitari sillet me forcë dhe burgoset për maksimumi 30 ditë”.“Në rastin konkret, ku kemi një refuzim të hapur publik nga dëshmitari Albin Kurti, janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që e detyrojnë atë të paraqitet me forcë në Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe të përgjigjet në mbi 500 pyetje për korrupsionin qeveritar që ka dijeni për të. Ai gjithashtu mund të ri-kualifikohet si i dyshuar.Por ajo që është më shqetësuese është se një dëshmitar po mundohet të sfidojë sundimin e ligjit në Kosovë duke u fshehur pas karriges së Kryeministrit.Askujt nuk guxon PSRK-ja t’i ofrojë privilegje dhe favore, as personave që mbajnë funksione publike të larta, si në rastin konkret”, përfundon Smakiqi për GazetaBlic.”
Ndërsa, avokati Tomë Gashi tha për GazetaBlic tha se nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Gjykatës në këtë çështje.“Nuk ka pse të përzihet Gjykata në këtë rast”, thotë Gashi.