Rajoni

Hamza para mësimdhënësve: Në vitin e parë të qeverisjes do t’i rris pagat për 50%

Shpërndaje

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur një takim me mësimdhënës.

Hamza ka thënë se në vitin e parë të qeverisjes, do t’i rris pagat e tyre për 50%.

“Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët nuk e kanë humbur motivin për edukim brezash as kur shkollat ishin shtëpi të improvizuara e librat ruheshin si thesar. Kanë qëndruar të palëkundur edhe kur pagat nuk ishin boll për të mbajtur familjen. Në vitin e parë të qeverisjes, ne do t’i rrisim pagat e tyre për 50%. Ne nuk mund të kemi arsim të mirë, pa mësues të motivuar dhe të mbështetur. Ne nuk mund të kemi studentë dhe nxënës të suksesshëm, pa profesorë që ndihen të vlerësuar. 9 shkurti është një mundësi e jashtëzakonshme për ta çuar përpara arsimin dhe Kosovën! #PDK131”, ka shkruar Hamza.