RajoniTop Lajme

Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari i vitit 2027

Shpërndaje

Shtesat për fëmijë në Kosovë do të rriten për 25 për qind nga 1 janari i vitit 2027, ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të sotëm të Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.
Kurti ka njoftuar se rritja e shtesave do të bëhet në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit, me synimin që ato të dyfishohen deri në fund të mandatit.

Sipas planit të prezantuar, faza e parë e rritjes do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa tri rritjet e tjera do të realizohen në janar të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

Kryeministri ka dhënë edhe shembuj konkretë të përfitimit nga rritja e parë. Një familje me dy fëmijë, që aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari i vitit të ardhshëm do të përfitojë 75 euro.