Pas objektit të komunës, protesutesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës “Puls”
Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, tensionet në qytet vazhdojnë të rriten. Sipas burimeve nga terreni, kafeneja e pronarit të diskotekës është demoluar nga persona ende të panjohur.
Incidenti ndodhi në mesnatë, kur një grup qytetarësh të revoltuar kanë hyrë me forcë në ambientet e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Kjo ngjarje vjen në një kohë kur kërkesat për drejtësi për viktimat po bëhen gjithnjë e më të zëshme, ndërsa policia ka rritur praninë e saj në qytet për të parandaluar eskalimin e situatës.