Bëni kujdes, WhatsApp paralajmëron përdoruesit
WhatsApp u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të saj që të kontrollojnë mirë pajisjet e tyre dhe versionin e aplikacionit që kanë shkarkuar.
Alarmi ngrihet për të gjithë ata që përdorin versionin e vjetër të WhatsApp, e aq më tepër ata që e hapin llogarinë në kompjuter, pasi rrezikojnë që të dhënat e tyre të vidhen.
Kompania ka konfirmuar se janë gjetur shumë mangësi në versionin e vjetër të WhatsApp, i cili ekspozonte të dhënat e përdoruesve tek hakerat.
Mesazhe të pazakonta vinin në numrat e shumë përdoruesve madje edhe në grupet që ata kishin me shoqërinë apo punën. Pas këtyre mesazheve hakerat kishin kontroll të plotë tek bisedat, madje edhe tek e gjithë pajisja.
Defekti i përkiste versionit të mëparshëm, 2.2450.6 , dhe tashmë është rregulluar. Megjithatë duhet që përdoruesit të përditësojnë versionin e ri të aplikacionit, për të pasur më tepër siguri.