Erdoğan: Gaza u përket palestinezëve njëjtë si Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se Rripi i Gazës u përket palestinezë, së bashku me Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, raporton Anadolu.
“Njëjtë si Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor, Gaza u përket palestinezëve. Me vullnetin e Zotit, vëllezërit dhe motrat tona në Gaza do të vazhdojnë të jetojnë përgjithmonë në tokën ku kanë lindur”, tha presidenti Erdoğan në komentet e tij pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
Duke kritikuar mizoritë e Izraelit në Gaza, presidenti Erdoğan theksoi se asgjë nuk mund të arrihet në Gaza përmes rrjedhjes së gjakderdhjes së Izraelit dhe ndërprerjes së ndihmës ushqimore dhe mjekësore.
“Tani duhet të pranohet se nuk do të arrihet asnjë vend në Gaza duke derdhur më shumë gjak, duke vrarë më shumë fëmijë dhe duke lënë njerëzit të uritur, të etur dhe pa ilaçe”, tha ai.
Presidenti turk gjithashtu foli për zhvillimet e fundit midis Pakistanit dhe Indisë, duke theksuar se vendi i tij dëshiron qetësimin e tensioneve midis dy vendeve sa më parë, “para se situata të evoluojë në një situatë më serioze”.
“Ne si Türkiye në çdo rast theksojmë se nuk duam konflikte të reja në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Erdoğan.
Në fjalën e tij, presidenti turk gjithashtu shprehu ngushëllime për iranianët që humbën jetën në shpërthimin në portin pranë qytetit Bandar Ababs në Iran, ku si pasojë humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën rreth 1.139 të tjerë.