Kjo është kandidatja e guximshme serbe që nuk po e bën hesap Listën Serbe

Shpërndaje

Kosova është e vendosur që t`i mbajë zgjedhjet në katër komunat veriore këtë të diel.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo pjesë e vendit ka nevojë për legjitimitet demokratik dhe funksionimin e institucioneve.

“Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por kemi nevojë edhe për funksionim institucional. Kur komunat nuk kanë kryetar ato nuk funksionojnë normalisht”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Por përfaqësues të partive të vogla politike serbe vlerësojnë se këto zgjedhje mund të dështojnë pasi serbët nuk do të marrin pjesë në to.

Përmendin edhe faktin e mungesës së kandidatëve serb në dy komuna

Aleksander Arsenijeviq I vetmi kandidat serb për kryetar të veriut të Mitrovicës ishte tërhequr nga gara.

“Kam pasur presion nga miqtë dhe famila se nuk e kam vendin aty ku nuk është populli. Faj të madh ka Lista Serbe por edhe ardhja e Nësive Speciale. Nuk pres ndonjë dalje në zgjedhje”, tha Aleksander Arsenijevic nga Partia Mbijetesa e Serbëve

Më optimiste është kandidatje e vetme serbe për komunën e Zvecanit.

“Kurrë nuk ka ndodh me pas zgjedhje në veri pa incidente. Në cdo zgjedhje ka pas incidente diku më pak e diku më shumë”, tha Slagjana Pantovic, Kandidate për kryetare të Zveçanit.

Janë vetëm dy kandidat serb nga 11 gjithsej që garojnë për zgjedhjet për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.