RajoniTop Lajme

Posta dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në Zveçan – Ka edhe një njoftim për qytetarët

Shpërndaje

Posta e Kosovës, përmes një reagimi ka dënuar ashpër sulmin që është bërë mbrëmë pas mesnate të zyra postare në Zveçan, shkruan Gazeta Express.

Në reagim thuhet se, sulmi i mbrëmshëm nuk e zmbrapsë përkushtimin e Postës, për të ofruar shërbime cilësore.

‘‘Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës’’, thuhet në reagim.

Njoftim:

Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese.
Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin.
Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës.
Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve.