MaqedoniTop Lajme

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin 2025/2026

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë.

Shkolla e mesme komunale “Ismet Jashari” nga Likova, Gjimnazi “7 Marsi” i Tetovës dhe Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, sot i kanë hapur dyert për ekipet promovuese të Universitetit të Tetovës, të cilët kanë zhvilluar takime me maturantët e këtyre institucioneve arsimore, për t’i informuar me programet studimore dhe risitë që Universiteti ynë ofron për vitin e ardhshëm akademik 2025/26.

Programet studimore atraktive për maturantët e këtij viti, veprimtaria e përgjithshme arsimore-shkencore, veprimtaria botuese tashmë e certifikuar ndërkombëtarisht, si dhe ambientet moderne që UT disponon, kanë tërhequr vëmendjen e qindra maturantëve të qyteteve të sipërpërmendura.

Ditëve në vijim, ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2025/2026 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më shumë, lexo:
https://unite.edu.mk/…/BROSHURA-SHQIP-2025_compressed.pdf
https://unite.edu.mk/…/04/BROSHURA-MKD-2025_compressed.pdf
https://unite.edu.mk/…/04/BROSHURA-ENG-2025_compressed.pdf
#UTPress!