RajoniTop Lajme

Policia e Kosovës realizon operacion të gjerë kundër bixhozit, arreston 34 persona

Shpërndaje

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor nga data 25 prill ka vëzhguar 91 lokale, 15 prej të cilëve janë mbyllur.

Po ashtu janë arrestuar 34 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: “18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive”.