Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi: Çdo të mërkurë dita e hapur me kryetarin
Tetovë – Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës ka njoftuar nisjen e iniciativës “Dita e Hapur me Kryetarin”, ku qytetarët do të kenë mundësinë të takohen drejtpërdrejt me të pa ndërmjetës dhe pa lista të privilegjuarish.
Sipas kandidatit, çdo të mërkurë kushdo që ka një hall, një propozim apo një ide mund të ulet ballë për ballë me kryetarin e ardhshëm të komunës dhe të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë. Qëllimi i kësaj nisme është të forcohet besimi mes qytetarëve dhe udhëheqësve lokalë përmes komunikimit të hapur dhe afërsisë me qytetarët.
Kandidati thekson se Tetova ka ardhmëri vetëm me një udhëheqës që do të jetë afër qytetarëve dhe i gatshëm të dëgjojë dhe të veprojë për komunitetin.
#AleancaKombëtarePërIntegrim
#BashkëPërTetovën