MaqedoniTop Lajme

Tetovë: 83-vjeçarja mashtrohet me 2.000 euro nga telefonata e rreme

Shpërndaje

Më 20.08.2025, rreth orës 12:40, në SPB Tetovë një 83-vjeçare ka denoncuar se është mashtruar nga një person i panjohur për shumën prej 2.000 euro.

Sipas denoncimit, ajo ka marrë një telefonatë ku i ishte thënë se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup, ku kishte humbur jetën një i mitur, dhe nëse nuk donte që ajo të përfundonte në burg duhej të dërgonte para në Shkup. E moshuara i dorëzoi 2.000 euro në vendin e caktuar, por më vonë, pasi bisedoi me dhëndrin, kuptoi se kishte rënë pre e mashtrimit.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.