Presidentja Osmani dhe ministri Sveçla vizitojnë policët në veri

Shpërndaje

Nën shoqërinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, presidentja Vjosa Osmani vizitoi sot policët në veri të vendit.

Vizita u bë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik, Bërnjak, si dhe në kampin “Belvedere”.

“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë” shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja ndau edhe fotografi nga ky takim.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.

Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë.