Kurti: Mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si hisedare historike në të gjitha arritjet e vendit.Kurti ka thënë se mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë.
Postimi i plote:
Mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë.
Faleminderit Federatës Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatës “PEJA” për pritjen dje dhe për kontributin e tyre të përditshëm.