RajoniTop Lajme

Kurti: Përkujtimi i 11 Shtatorit është gjithmonë një përvojë e dhimbshme

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në përkujtimin e 11 Shtatorit, një ditë që shënoi historinë moderne dhe që mbetet e ngulitur në kujtesën e njerëzimit. Vizita e tij në Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit ishte një akt respekti dhe solidariteti me popullin amerikan, duke nënvizuar se kujtimi i kësaj ngjarjeje të dhimbshme është njëkohësisht dëshmi e qëndrueshmërisë, lirisë dhe bashkimit.

Postimi i KURTIT:

Përkujtimi i 11 Shtatorit është gjithmonë një përvojë e dhimbshme. Vizita në memorial ishte veçanërisht prekëse. Vështirë është të kuptohet që një qytet me kaq ritëm të shpejtë dhe kaq i gjallë u godit nga një shkatërrim i tillë. Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit nderon trimërinë e njerëzve që i dolën në ndihmë e shpëtuan njëri-tjetrin, kujton humbjen e jashtëzakonshme – gati 3,000 viktimave dhe dhjetëra mijëra të tjerë që vazhdojnë të vuajnë nga pasojat e sulmit të asaj dite – dhe gjithashtu shërben çdo ditë si homazh i qëndrueshmërisë, përbashkimit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kujtimi jeton, liria fiton!