RajoniTop Lajme

Rama publikon pamje mahnitëse nga Lëpusha, bën thirrje për kujdes ndaj natyrës

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën e parë të muajit shtator me një mesazh reflektues dhe një urim për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje mahnitëse nga Lëpusha, një zonë malore në Malësinë e Madhe, të cilën e ka shoqëruar me një thirrje për kujdes ndaj natyrës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas, ju uroj një muaj të mbarë”, ka shkruar Rama.

Postimi shoqërohej me pamje, që pasqyrojnë bukurinë e paprekur të natyrës shqiptare, një pasuri e rrallë, e cila kërkon mbrojtje dhe kujdes të vazhdueshëm.