MaqedoniTop Lajme

Zëvendëskryeministri Arben Fetai zhvillon vizitë zyrtare në Preshevë, takim me Kryetaren e Komunës, Ardita Sinani

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai sot vizitoi Preshevën, ku u prit nga Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, njofton Albazone Media.

Postimi nga Fetai:

Presheva është dhe mbetet brengë e përhershme e jona
Sot, bashkë me profesor Nexhmedin Sadikun, kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Likovës, vizituam Luginën e Preshevës, ku u pritëm në takim nga kryetarja e Preshevës znj. Ardita Sinani. Ajo na njoftoi mbi spastrimin etnik administrativ që po ndodh në Luginë, përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, një padrejtësi që nuk mund të kalojë pa reagim.
Në takim u dakorduam për:
Lehtësimin e kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës;
Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë-Likovë-Gjilan.
Projekte konkrete në fushën e kulturës, artit dhe sportit.
Zëri i Preshevës do të dëgjohet gjithmonë në Maqedoninë e Veriut, sepse aty ku ka padrejtësi ndaj shqiptarëve, ne kemi përgjegjësi të reagojmë.

Postimi nga ARDITA SINANI:

Kryetarja Ardita Sinani priti sot në Preshevë z. Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Politika dhe Sundim të Mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Nexhmedin Sadiku, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, si dhe stafin e tyre.

Pata kënaqësinë të pres në Preshevë z. Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Politika dhe Sundim të Mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Nexhmedin Sadiku, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, si dhe stafin e tyre.
Biseduam për çështje me rëndësi për qytetarët tanë si:
• Arsimi dhe lehtësimi i kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës.
• Ambientin dhe politikat e gjelbra si prioritet i përbashkët zhvillimor.
• Mundësitë për të konkuruar me projekte të përbashkëta në kuadër të IPA dhe fondeve të Bashkimit Evropian.
• Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë–Likovë–Gjilan.
• Projekte konkrete në fushën e kulturës, artit dhe sportit.
Takime të tilla hapin rrugën për partneritete të dobishme dhe zhvillim të përbashkët rajonal.