Siguria dhe politikat globale/ Rama në Londër: Vendet e tjera e shohin Europën si një gjigant të lodhur
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale në Londër.
Ai u ndal te Bashkimi Europian, duke u shprehur se po kalon një moment kritik dhe mos të ndjekë shembullin e “Brexit”, të cilën e quajti një vetëvrasje.
“Besoj se nëse dikush do të kuptojë pak më mirë çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës.
Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura të Azisë, të Jugut Global, të vendeve arabe dhe të gjithë ata e shohin Europën si një gjigand të vjetër, të lodhur që nuk është më të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar.
Në më pak se 20 vite, Kina do të ketë dyfishin e ekonomisë së Europës.
Europa ndodhet në një moment kritik, sepse duhet të ndajë mendjen për të plotësuar dhe për të përfunduar projektin e etërve themelues, që është projekti më i jashtëzakonshëm që qenia njerëzore politike ka krijuar, apo të ecë në një drejtim më katastrofike dhe të ndjekë shembullin e ‘Brexit’, vetëvrasja më e paimagjinueshëm që mund të shihje drejtpërdrejt”, tha Rama ndër të tjera.