Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias
Koalicioni VLEN përshëndet opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Në Komunikatën e tyre thuhet se kjo mbyll një proces pritjeje 24-vjeçare. “Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë”, thuhet në komunikatën e tyre. Në seancën e komisionit të Venecias një ditë më parë, qeverinë e përfaqësoi zv.kryeministri Arben Fetai i cili tha se komisioni mirëpriti ligjin dhe se qeveria do të zbatojë rekomandimet konstruktive të komisionit të cilat do të ndihmojnë në përsosjen e ligjit megjithatë nuk potencoi se cilat janë udhëzimet e tyre dhe në cilat pika ka pasur më shumë dilema.

