Trump: Putin mund të jetë duke e ndihmuar Iranin në luftë me SHBA-në dhe Izraelin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump beson që udhëheqësi rus, Vladimir Putin mund të jetë duke e ndihmuar Iranin në luftën e tij kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Trump e bëri këtë deklaratë në një intervistë për Fox News.
“A mendoni se Putin po i ndihmon ata?” e pyeti gazetari, ndërsa Trump u përgjigj: “Po, mendoj se ai po i ndihmon pak. Por ndoshta dhe ai ndoshta mendon se ne po e ndihmojmë Ukrainën, apo jo?”.

