Dita e dytë e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, komanda amerikane: Asnjë anije iraniane nuk ka kaluar në 48 orët e fundit
Ushtria amerikane tha se kishte penguar anijet të largoheshin nga portet iraniane gjatë 48 orëve të para të bllokadës detare të imponuar nga SHBA-të ndaj Iranit.
“Nëntë anije iu bindën urdhrave të forcave amerikane për t’u kthyer në port ose ujërat iraniane”, tha Komanda e Lindjes së Mesme e ushtrisë amerikane (Centcom) në një postim në platformën e saj X.
“Asnjë anije nuk arriti të kalonte forcat amerikane”, shtoi ai.
Megjithatë, të dhënat nga faqet e internetit të ndjekjes së transportit detar tregojnë se të paktën tre anije, me origjinë nga portet iraniane, kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga vendosja e bllokadës.
Ngushtica e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme për transportin detar, veçanërisht hidrokarburet, është paralizuar që nga fillimi i luftës me Iranin. Pa asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në negociatat e zhvilluara gjatë fundjavës, ushtria amerikane njoftoi se do të vendoste bllokadën e saj për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane nga e hëna pasdite.

