MaqedoniTop Lajme

Drejtoresha e DAP-it: Rimbursimi i TVSh-së nuk po jep rezultate në luftimin e ekononisë gri

Shpërndaje

Masa për rimbursimin e fondeve të tatimit mbi vlerën e shtuar “TVSH-ja Ime”, të cilën Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e prezantoi shtatë vjet më parë, sipas Drejtoreshës së DAP-it, Elena Petrova nuk po jep efektin e dëshiruar në luftën kundër ekonomisë gri.

Në pyetjen se nëse ende mendon se masa nuk është mjaftueshëm efektive dhe nëse po shqyrtojnë heqjen e saj, ajo tha se nuk bëhet fjalë për heqjen e një mase që mbështet qytetarët, më saktësisht individët dhe familjet, Petrova shpjegoi se deklarata e dhënë më parë ishte gjithashtu në kontekstin e luftës kundër ekonomisë gri, pasi masa “TVSH-ja Ime” u prezantua si një mjet për të luftuar ekonominë gri, duke kërkuar që qytetarët të kërkojnë fatura fiskale kur bëjnë pazar.

“Ekonomia gri është një fenomen kompleks dhe masa “TVSH-ja Ime” vetëm nuk mund të sigurojë një ulje më të madhe të ekonomisë gri. Nevojiten më shumë masa, të cilat nuk do të përfshijnë masa vetëm nga DAP, në mënyrë që të ketë ndikim në shtypjen e saj. Nga kontrollet që kryejmë, ka ende shumë subjekte që nuk lëshojnë kuponë fiskalë. Dhe rimbursimi i TVSH-së si mbështetje për qytetarët, domethënë individët dhe familjet, pranohet dhe ka përfitime për ta”, tha Petrova.

Vitin e kaluar, në nëntor dhe dhjetor, DAP-i kreu inspektime në 3.500 dyqane dhe lokale hoteliere dhe gjeti një numër të madh parregullsish, duke përfshirë moslëshimin e kuponëve fiskalë, pajisje fiskale pa afishe dhe faktin se adresa në të cilën ishte regjistruar pajisja fiskale nuk përputhej me adresën në të cilën u gjet gjatë inspektimeve./Telegrafi/